E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruceloza, vaksinimi në maj rrezik

Vaksinimi i kafshëve

Vaksinimi i bagëtive të imta për brucelozën është duke i zhvilluar gjatë kësaj periudhe në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë por sipas specialistëve kjo nuk është koha më e përshtatshme madje shton mundësinë e kalimit të kësaj sëmundje tek njeriu. Përgjegjësi i Inspektoratit Veterinar dhe Ushqimor nw Bashkinë e Elbasanit, Ramazan CCeka, shprehet se vaksinimi në këtë periudhë për bagëtitë që prodhojnë qumësht nuk është zgjidhje. Çeka shpjegon se bruceloza është një sëmundje që është e pranishme në Elbasan dhe Shqipëri sidomos tek bagëtitë e imta. Bruceloza është një sëmundje që transmetohet nga kafshët tek njerëzit dhe shkakton pasoja në shëndet deri në sterilitet.

Tek njeriu kalon nëpërmjet rrjedhjeve të organeve gjenitale, kontaktit në thertore nga punonjësit që shërbejnë dhe kryesisht nëpërmjet qumështit. Kafsha e sëmurë e eliminon shkaktarin e brucelozës në qumësht dhe në fazën e parë siç është kjo periudhë, dalja në qumësht e virusit të brucelozës është në një përqindje shumë të lartë që shkon deri në 70%. Ai thotë se vaksinimi i të gjitha bagëtive siç po bëhet sot përbën problem sepse ky bëhet infektues për konsumatorët. Vaksinimi është më mirë të bëhej në shtator se pse ka pak qumësht dhe eliminimi bëhet shumë pak 30% e vaksinës.

Ramazan Çaka

Çeka thotë se konsumatorët duhet të tregohen mjaft të kujdesshëm në këtë periudhë. Në këtë periudhë duhet pasur kujdes që gjatë manipulimit të qumështit për higjienën personale. Të mos përdoret qumësht i pazier. Të zihet 10 minuta. Nënproduktet sidomos djathi dhe kosi të konsumohen të stazhinuar. Ky qumësht duhet të pasterizohet me temperatura 83-85 gradë. I pyetur pse është zgjedhur pikërisht kjo periudhë dhe jo shtatori për vaksinën e brucelozës ai thotë se ajo lloj vaksine nuk e ka datën e skadencës tani por po bëhet se është direktivë e komunitetit evropian. Për mendimin tim duhet të përdorej për kategorinë e kafshëve që nuk prodhojnë qumësht aktualisht e më vonë për të gjithë bagëtitë.

Vaksinimi i brucelozës është duke vazhduar në këtë periudhë në fshatrat e zonat e Dumresë në rrethin e Elbasanit. 3 raste me brucelozë janë evidentuar gjatë  muajit maj në rrethin e Elbasanit. Drejtoria Rajonale e Shëndetit pohon se këto raste janë sporadike sepse burimet kanë qënë në shtetin fqinj Greqinë, ku  personat e prekur kanë qenë emigrantë. Drejtori  i këtij instuticioni, Bujar Kllogjeri, tha se po punohet për identifikimin burimit te rastit të Gjinarit i evidentuar së fundi nga specialistët e shëndetit. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›