E Diel, 1 Nëntor 2026

Rona Nishliu pritet nga Sali Berisha

Takimi

Kreu i qeverisë ka shprehur urim për pozicionimin në vendin e 5-të duke theksua me interpretimin dhe këngën e saj,  arriti të tërheqë fuqishëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, që në natën gjysmëfinale të festivalit.

Ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën, u shpreh Berisha duke e konsideruar këtë përfaqësim dinjitoz si dhuratë për 100-vjetorin e pavarësisë.

Nga ana e saj, Nishliu shprehur falënderim për mbështetjen dhe telefonatën  që më bëtë menjëherë pas festivalit, e cila ka qenë befasia më e këndshme, gjë që më bëri të ndihem edhe më krenare për atë që realizova në skenë.

Berisha i dhuroi këngëtares çelësin Sol, të punuar në filigram me një dedikim të veçantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që I bëri Shqipërisë në Eurovizion. /F.S/

Sali Berisha - Rona Nishliu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›