E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Arvizu: Me rëndësi procesi, Sequi: S’flasim për emra

“Gjëja më e rëndësishme është dialogu që ndërmerret mes palëve, për shkak të zhvillimeve, palët kanë interes të përbashkët për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja e presidentit është e rëndësishme edhe për drejtimin e vendit”, theksoi ai.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Sequi. “Ne nuk bëjmë asnjë negociatë. Mendoj se ka një përshpejtim se ka një mundësi që duhet gjetur. Dialogu është ndërmarrë mes forcave politike rreth rëndësisë së këtij procesi dhe të kësaj mundësie që lidhet edhe me integrimin e vendit. Perspektivat e integrimit mbeten solide dhe nuk duhen humbur. Ne nuk diskutojmë për emra por për procese, vizione. Komenti im është ka një mundësi për ta bërë procesin të ecë para në drejtimin e duhur por duhet gjetur mundësia. Mundësia është aty, ka një gatishmëri nga palët”, tha Sequi.

Presidenti, tre ambasadorët takim me Ramën

Tre ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, ai amerikan, Aleksandër Arvizu, i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi dhe ai i OSBE-së, Eugen Wollfarth, mbërritën në selinë e Partisë Socialiste ku po zhvillojnë takime me kreun e kësaj partie, Edi Rama.
Mësohet se tema kryesore e bisedës është zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, votimi i parë të cilin pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00.

Më herët, ambasadori Arvizu ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Sali Berisha në kryeministri, sigurisht pa praninë e medieve, ndërsa nuk pati prononcime as pas daljes. /Start/

                                                                                             2012-05-29 13:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›