Arrestohet ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes

Policia e Tiranës
Policia e Tiranës arrestoi për llogari të drejtësisë italiane, ish-bashkëshorten e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe me nofkën, Miri i Xhikes, i cili u ekzekutua më 29 mars të vitit 2003.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Manjola Prifti është dënuar nga drejtësia italiane me 11 vjet burg, për pastrim parash. Burimet e policisë së Tiranës konfirmuan se arrestimi i Priftit lidhet me një dënim të marrë nga drejtësia italiane prej 11 vitesh heqje lirie ku ajo akuzohet për pastrim parash.
Arrestimi i Manjola Priftit nuk ka lidhje me vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe edhe si Miri i Xhikes.
Ajo u arrestua mesditën e sotme në një lokal në Vaqarr ku ajo e menaxhonte së fundi.
Prej Kohësh Manjola Prifti jeton me djalin e saj Endin lindur nga bashkëjetesa me Fatmir Ramën.
Ende nuk ka detaje të shumta mbi arrestimin e Priftit si dhe rastet për të cilat ajo është dënuar në shtetin fqinjë.
Burime nga policia thonë se pas arrestimit ajo do ti dorëzohet drejtësisë italiane. /E.L/