E Diel, 1 Nëntor 2026

PD thërret mbledhje të kryesisë me dyer të mbyllura

Kryesia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë e saj në orën 17:00. Pritet që në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të vendoset për atë që do të ndodhi në raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Deri tani negociatat e zhvilluara mes partive parlamentare nuk kanë sjellë asnjë rezultat dhe me shumë mundësi raundi i parë do të digjet.

Kjo është paralajmëruar edhe nga kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Jemi në kërkim të konsensusit me opozitën, në rast se nuk arrihet, do shtyhet votimi, tha ai pas takimit me Dulen, duke shtuar; kjo nuk përbën ndonjë gjë të madhe.

Por pavarësisht frazës së kreu të mazhorancës, në terma kushtetues, kjo do të thotë një kalim në raundin e dytë dhe se ka ende dhe dy mundësi për zgjedhjen e një presidentin me 84 vota. Kjo jo se përjashtohet mundësia e zgjedhjes së një presidenti me 84 apo më shumë vota në dy raundet e fundit por rregullat do të jenë ndryshe.

Dy kandidatët e vetëshpallur për President, Fatos Nano dhe Neritan Ceka ende nuk kanë nisur mbledhjen e 20 firmave, që janë të nevojshme për të kandiduar. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›