E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, BE-ja diskuton për Maqedoninë

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së në vazhdimin e sotëm të Samitit në Bruksel do të bisedojnë edhe për Maqedoninë. Njoftimi është bërë nga kryeministri i Sllovenisë, Janes Jansha.

"Në takim do të bisedohet për Maqedoninë. Ajo që me siguri mund të thuhet është se Maqedonia do të marrë datë për negociata pasi të përmbushë kushtet e nevojshme",- deklaroi Jansha, duke shtuar se janë duke parashtuar edhe kushte, të cilat nuk janë në kompetencë të BE-së.

Nga takimi pritet që t’iu dërgohet një mesazh edhe liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’iu bërë e qartë se përkundër rezultatit negativ të referendumit irlandez, dyert e BE-së për këto vende do të mbesin të hapura.

Këto përpjekje janë intensifikuar veçanërisht pas rezultatit negativ të referendumit irlandez, i cili hodhi poshtë Traktatin e Lisbonës, që parashikon zgjerimi e BE edhe me vendet e Ballkanit perëndimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›