Mblidhte çaj rrëzë malit, bie në humnerë 15-vjeçari
Gjirokastër- Ka qenë duke mbledhur çaj rrëzë malit, së bashku me shokë të tjerë, por ka rënë në humnerë, duke mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në një fshat të Gjirokastrës, ku 15-vjeçari Endri Hitaj ran ë një humnerë 20 metër të thellë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, djali, banor i fshatit “Asim Zeneli” ka qenë duke mblehdur çaj rrëzë malit në zonën e tij. Punë që duket se e bënte vazhdimisht, së bashku me të tjerë moshatarë. Ka qenë një moment pakujdesie nga ana e 15-vjeçarit, kur atij, në rrethana ende të paqarta mirë i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në humnerë. Britmës së shokëve i janë përgjigjur banorë të zonës, por ata, të vetëm e kanë pasur të pamundur ta nxirrnin djalin.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur me urgjencë policia, të cilës i është dashur pak kohë që të kërkonte 15-vjeçarin e më pas ta nxirrte atë nga humnera. Mësohet se djlai ka qenë në gjendje të rëndë dhe me dëmtime të shumta. Duke qenë se rruga për të transportuar të dëmtuarin është shumë e keqe, dhe distance është e largët( 3 orë me makinë) policia ka kërkuar ndihmë për mbërritjen e një helikopteri dhe transportimin e tij drejt Tiranës.