Peshkonte me dinamit, humbet të dy duart
Has- Humbet të dy duart, duke gjuajtur peshk me dinamit. Ngjarja ndodhi në liqenin e Fierzës, në afërsi të fshatit Liken i Kuq, në rrethin e Hasit, ku shtetasi Rustem Vata kishte shkuar të peshkonte.
Në kohën e peshkimit, sapo ka ndezur fitilin, dinamiti i ka shpërthyer në duar, duke ia shkëputur të dyja gjymtyrët. Persona të tjerë që ndodheshin në afërsi të vendngjarjes e kanë transportuar menjëherë në drejtim të spitalit civil të qytetit të Kukësit. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, për shkak të gjendjes së rëndë, Vataështë transportuar me helikopter në drejtim të spitalit ushtarak të Tiranës.
Gjuetia e peshkut me mjete shpërthyese si dinamit, pleh kimik, apo me ndriçim në liqenin e Fierzësështë e ndaluar me ligj, për shkak të dëmtimit që u shkaktojnë specieve të peshqëve. Por, ky nuk është rasti i parë i incidenteve të tilla, pasi nga gjuetia me mjete të ndaluara, me dinamit apo edhe me rrymë elektrike, janë shënuar edhe viktima.