E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha prezanton kandidatët në Gramsh

GRAMSH - Kryeministri Berisha prezanton kandidatët për deputete për zgjedhjet e 23 qershorit në Gramsh. Mitingu elektoral u parapri nga një koncert me këngëtarë të njohur nga vendi dhe Kosova.

Takimi në Gramsh do të vijojë më pas me inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Mollas-Selitë Frashër si dhe në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës Mollas-Qendër-Lagjia e Gineve.

Rruga Mollas-Selitë Frashër do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm, përfshirë sinjalistikën vertikale dhe horizontale, vepra arti, mure mbajtës, tombino etj. Në zonat e banuara rruga do të ketë trotuare.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›