Meta: Modeli ekonomik duhet të ristrukturohet, të orientohemi drejt prodhimit
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim konsideron se Shqipëria ka nevojë për një ristrukturim afatgjatë të modelit ekonomik, duke e orientuar atë drejt prodhimit. Gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik të LSI-së, kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta theksoi rëndësinë që e gjithë politika e taksave në vend të vihet në funksion të shndërrimit të ekonomisë, nga ekonomi konsumi në ekonomi prodhuese, që sipas tij, do të krijojë mundësi edhe për hapjen e vendeve të reja të punës.
“Të kemi një ekonomi që prodhon, të ulim importet dhe të kemi mundësi të rrisim eksportet. Remitancat janë në rënie, që kanë qenë burimi kryesor i financimit të ekonomisë. Probleme të tjera që kanë të bëjnë me taksat. Për ne e para është që në të kemi një ristrukturim sa më të shpejtë për ekonominë e vendit, nga një ekonomi konsumi në ekonomi të orientuar drejt prodhimit. E gjithë politika e taksave të vihet në këtë funksion dhe të hapen vende të reja pune. Sa i takon tregut. Absolutisht për ne avantazhet e një ekonomie që bazohen tek tregu i lirë duhet të shoqërohen me rolin rregullator të qeverise, në mënyrë që të gjitha shtresat e shoqërisë të përfitojnë.”- deklaroi Meta.
(vijon)