Thaçi: Përgjegjësit do të përballen me drejtësinë
Prishtinë- Kryeministri i Kosovës Hasim Thaçi deklaroi se përgjegjësit që po pengojnë lëvizjen e lirë në veri të Kosovës, do të përballen shumë shpejt me drejtësinë. Duke theksuar se të tilla veprime kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit, për shkak të bllokimit të hyrjes së mallrave serb në Kosovë.
“Gjendja ndikon keq për zhvillimin e qytetarëve të Kosovës. 40 mijë qytetarë serbë janë bërë pre dhe instrument i strukturave politike të Beogradit. Masat e ndërmarra në veri nuk i drejtohen asnjë qytetari të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri, por me ata që po pengojnë zhvillimin”.
Sipas kreut të qeverisë situata e krijuar në zonat veriore të vendit po mbështetët nga Serbia. Pasi sipas tij kjo sështë një situatë e re, ajo është pjesë e së kaluares që vazhdon akoma edhe sot. Sipas kryeministrit Thaçi situata nuk do të zgjasë për shumë kohë, sepse ligji dhe rendi do të funksionojnë në të gjithë territorin e shtetit të pavarur të Kosovës. Këtë deklaratë kryeministri Thaçi e bëri gjatë interpelancës të thirrur nga Vetëvendosja.
Shkrime të tjera me interes: