E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Sistemi mbrojtes nga raketat ne Evrope nuk eshte kercenim per Rusine

Shtetet e Bashkuara kane theksuar edhe nje here se sistemi i mbrojtjes nga raketat qe eshte planifikuar per tu vendosur ne Evrope me objektiv Iranin nuk do te kercenoje poziten stregjetike te Rusise. Presidenti i Rusise Dmitri Medvedev paralajmeroi se Moska do te marre masa si kunderpergjigje ndaj sistemit amerikan qe po zhvillohet ne kuadrin e NATO-s.

Administrata Obama po e siguron perseri Rusine rreth planit te saj per mbrojtjen nga raketat duke thene gjithashtu se projekti po shkon mire dhe se nuk do te kufizohet apo ndryshohet.

Komentet e Shtepise se Bardhe dhe te Departamentit te Shtetit pasojne fjalimin qe mbajti Presidenti i Rusise Dmitri Medvedev ne te cilin ai perseriti kercenimet se Moska do ti kundervihet programit duke vendosur raketa prane vendeve te NATO-s dhe ndoshta duke u terhequr nga marreveshja SHBA-Rusi per paksimin e armeve strategjike ose START-i i ri.

Plani i Shteteve te Bashkuara per mbrojtjen nga raketat ne Evrope per te perballuar ate qe shikohet si kercenim qe mund te vije nga Irani ka qene prej kohesh nje ceshtje irrituese ne marredheniet me Mosken.

Ne vitin 2009 administrata Obama anulloi planet per nje sistem radaresh dhe interceptoresh me baze ne Poloni dhe ne Republiken eke duke e zevendesuar ate me nje projekt pa pak ambicioz me baza ne Polpni Rumani dhe ndoshta ne vende te tjera tc NATO-s.

Por ne fjalimin e djeshem televiziv te zotit Medvedev  u be e qarte se shqetesimet e Moskes ende vazhdojne. Ai perseriti kercenimin per tiu kudervene planit amerikan me vendosjen e raketave ne enklaven ruse ne Balltik te Kaliningradit  dhe tha se mosmarreveshja mund te behet shkak qe Moska te terhiqet nga traktati i ri START.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Tomi Vietor tha se Rusise i jane dhene vazhdimisht garanci se sistemi i planifikuar nuk mund te kercenoje arsenalitn e madh te armeve strategjike te Rusise dhe se Shtetet e Bashkuara ne asnje menyre nuk do ta kufizojne ose ndryshojne programin.

Zv/zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit Mark Tones tha se oferta e Shteteve te Bashkuara per ta perfshire Mosken ne programin kunder raketave qendron dhe se administrata mbetet e angazhuar per permiresimin ne pergjithesi te marredhenieve mes dy vendeve.

Ne i kemi degjuar keto komente edhe me pare. E perserisim se fokusi eshte tek bashkpunimi eshte qe autoritetet ruse ta kene te qarte se ky eshte nje sistem qe nuk ka si objektiv Rusine. Ai ka te beje sic e kam thene me kercenimin ndaj aleateve tane ne Evrope  dhe ne Rusi qe ne fakt vjen nga Irani.

Eksperti i kontrollit te armeve Bruce MacDonald nje keshilltar i larte ne Institutin amerikan te Paqes thote se eshte i kuptueshem shqetesimi i Moskes per ndonje kercenim te mundshem ndaj sistemit te saj te mbrojtjes qe kontribuon ne percaktimin e statusit te saj te fuqise se madhe.

Por ish keshilltari i Shtepise se Bardhe dhe Kongresit thote se shqetesimet e Rusise rreth planit amerikan per mbrojtjen nga raketat eshte pergjithesisht pa baze reale.

Ruset i vleresojne shume kapacitetet tona teknologjike por nga ana tjeter per mendimin tim ata jane teper sensitive per kete ceshtje.  Ata imagjinojne gjeta qe nuk ka te ngjare te ndodhin. Ne nuk do te zhvillojme krejt pa pritur nje sistem te stermadh mbrojtes nga raketat. Shanset  per nje gje te tille jane shume te pakta megjithate ruset kane mjaft kohe per tu akomoduar apo per tu pergjegjur pasi ky projekt kerkon shume kohe.

Ne Bruksel Sekretari i Pergjithshemi NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha se ka mbetur shume e zhgenjyer nga deklaratat  e Medvedevit per te cilat ai tha se jane ne mosperputhje me marredheniet strategjike qe Rusia dhe aleanca e NATO-s kane rene dakord te ndertojne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›