E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbresin familjen nga avioni, sepse foshnja qante me të madhe

LONDER-Një familje me 2 fëmijë të vegjël është përzënë nga avioni pasi piloti refuzoi fluturimin sepse foshnja i ciftit nisi të qante me të madhe. Ngjarja në SHBA ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa familja shpreh indinjatë për mungesën e humanizmit nga kompania ajore.

3-vjecarja Natalie Vieau së bashku me prindërit dhe motrën e saj më të vogël po ktheheshin në Boston pasi kishin pushuar në ishujt Turks dhe Caicos në Oqeanin Paqësor, 550 kilometra në jug të Majamit.

Nëna, doktoresha Colette Vieau tha se ajo bëri cmos që vajza të ulej në ndenjësen e avionit, por vajza nuk bindej. Ndërkaq shpresonte se do kishte mirëkuptim dhe nga personeli i avionit të linjës ‘JetBlue Airways’ që po e shihnin të bezdisur.
Por, Natalia e vogël refuzoi të ulej dhe zemërimi i saj ishte aq i madh sa nisi me të qara dhe britma.
Nëna rrëfen se ky ka qenë momenti që piloti doli nga kabina dhe u bëri të ditur se nuk mund të udhëtonte në këto kushte dhe se familja duhej urgjentisht të zbriste nga avioni.
“Ne nuk ishim të dehur, të mërzitur, nuk po u bërtisnim fëmijëve, ne vetëm po përpiqeshm të qetësonim fëmijët që na e vështirësuan situatën”.
Pasi i zbritën nga avioni, familja ngeci në ishull pasi nuk kishte linjë tjetër ajrore për atë ditë.
Drama vijon më tej, pasi familjes iu desh që të kalonte natën në një hotel ku ishte 2 mijë dollarë dhoma.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›