Haxhinasto përmbyll turin diplomatik në Azinë Juglindore
TIRANË- Vizita në Bangok, e para pas vendosjes diplomatike mes dy vendeve 30 vjet më parë, mbylli turin diplomatik të Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto në Azinë Juglindore.
Në takimin me homologun, Yuthasak Sasiprapha, dy zyrtarët ranë dakort për thellimin më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve, në shumë fusha, vecanërisht në ato ekonomike. Zhvillimet në rajon kanë qenë gjithashtu, temë e takimit në Tailandë, ku ministri Haxhinasto kërkoi nga homologu i tij të rishohë qëndrimin pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë vizitës në Bangok, Haxhinasto pati një takim edhe me përfaqësues të biznesit me të cilët diskutoi për mundësitë e investimeve në Shqipëri.
(el.me/news24/BalkanWeb)