Bruksel/ Mblidhen udheheqesit evropiane per zgjidhjen e krizes evropiane
Udheheqësit evropianë kanë nisur bisedimet mbi zgjidhjen e krizës europiane në Bruksel. Me 26 liderët e eurozonës është bashkuar edhe kryeministri Britanik David Cameron pas frikës që ekziston se problemet greke të borxhit kercënojnë Italianë dhe Spanjën.
Kancelarja gjermane Angela Merkel pak përpara nisjes së bisedimeve europiane tha se deri të mërkuren, liderët do të kenë gjetur një zgjidhje për të mbrojtur monedhën europiane. Ndërkohë pak përpara takimit, Kryeministri grek Jorgo Papandreu i bëri thirrje Evropës të "veprojnë me vendosmëri dhe në mënyrë efektive për të zgjidhur problemet”.
"Është provuar tashmë se kriza nuk është një krizë greke, por një krizë evropiane.”, tha ai para medias.
Takimet e së dielës janë parë si një tregues i mungesës së qartësisë mbi vendimet që BE duhet të marrë për krizën.
Marrëveshja e përkohshme e miratuar nga ministrat e Financave i shton bankave një kapital të ri prej 100 miliardë eurosh i cili do të mbrojë bankat nga humbjet e mundshme që shkaktohen nga borxhet e disa shteteve europiane.
Pas takimit të paradites, 27 liderët e BE-së dhe 17 vendeve që përdorin euron do të mbajnë një samit të veçantë pasditen e së dielës i cili do të pasohet me takimin e së mërkurës së ardhshme, ku pritet edhe të bëhet publik vendimi përfundimtar i BE-së.
Ndërkohë një marrëveshje mbi rikapitalizimin e bankave u arrit nga ministrat e eurozonës gjatë të shtunës.