Basha Kohe me te mira e presin Klubin e Tiranes
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha u takua sot me futbollistët e Klubit Tirana para ndeshjes me Bylisin. Duke ndarë me ta lajmin për kthimin e klubit në një shoqëri aksionere Basha shprehu angzhimin dhe vullnetin e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e klubit. Basha tha se fondet dhe donacionet do të rriten për klubin ndërsa shtoi se Bashkia e tiranës do të demonstrojë angazhimin e saj për rrritjen e mbështetjes për futbollin e Tiranës.
“Meshazhi që kam për ju është se kohë më të mira e presin klubin e futbollit të Tiranës. Kush mendon se kalimi në shoqeri aksionere do të dëmtonte klubin e Tiranës, ose është i painformuar ose nuk i përket dashamirësve të klubit. Me kalimin në shoqëri aksionere ne do të shumëfishojmë përpjekjet për t’u mbështeur ju. Do të përcaktojmë një buxhet sa më të mirë, do të vijojmë te thithim sa më shumë donancione dhe sponsorizime dhe në fund të vitit me marrjen e trofeut, siç i takon Tironës, ju do të keni si klub shpërblimin më të mirë që keni pasur ndonjëherë në historinë tuaj si klub në tërësi, dhe për sportistët një nga një. Fondet do të dedikohen për të krijuar kushte më të mira për ju, personalisht për secilin nga ju financiarisht, për kushte me të mira në stërvitje në kushtet e punës, këtu në Tiranë në ambjentet tuaja sportive por edhe jashtë Tiranës për aktivitetet tuaja. Edhe klubi edhe tifozeria e klubit do të ndjejnë se diçka e madhe ka ndryshuar në raport me klubin”, tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Shefi i Klubit “Tirana” Alban Tafaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë uniformen e re te ekipit e cila mbante numrin 1 dhe emrin e zotit Basha. Donatori kryesor i Klubit “Tirana” Refik Halili falenderoi Bashën për mbështetjen dhe vizionin e tij për fuqizimin e klubit.