Bruksel, Serbia merr statusin e kandidatit për në BE
BRUKSEL - Bashkimi Europian i ka dhënë Serbisë statusin e kandidatit për pranimin në union. Mbrëmë vonë, në samitin e liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel, është arritur pajtueshmëria që Serbisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Megjithatë, anëtarësimi në BE mund të zgjasë vite të tëra.
Vendimin e bëri të ditur presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, i cili theksoi se ky është edhe rezultat i dialogut Beograd – Prishtinë.
“Ne sonte u pajtuam për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për BE. Kjo është një arritje e mrekullueshme dhe është rezultat i përpjekjeve të demonstruara nga të dy palët në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës"- deklaroi Van Rompuy.
"Shpresoj se kjo do ta inkurajojë Serbinë për ndërmarrjen e përpjekjeve të mëtejshme me synim që t’i plotësojë kriteret politike dhe ekonomike për anëtarësim në BE. Po ashtu, shpresoj se Beogradi do të vazhdojë ta mbështesë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor”, vijoi më tej presidenti i BE-së.
(er.nu/BalkanWeb)