E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata presidenciale veze ndaj Sarkozy

Qindra protestues të zemëruar kanë pritur me fishkëllima presidentin francez, Nikolas Sakrozy  në kryeqëndrën e rajonit bask, në Jug-Perëndim të Francës ku po zhvillonte fushatë në prag të zgjedhjeve presidenciale të prillit. Qindra fletëpalosje janë shpërdarë ku kërkohej autonomi më e madhe për rajonin bask në Francë.
Sharje dhe vezë në qytetin e Bejonit. Protestuesit kanë brohoritur “Sarkozi Ik” duke e detyruar presidnetin të zinte strehim në një bar.
Forca të shumta policie u zhvendosën në barin ku ai gjeti strehë për më shumë se një orë. Dukshëm i revoltuar, Sarkozi e quajti incidentin “dhunë të pakicave dhe sjelljen, të pakuptimtë.
“Këtu jemi në Francë, në territorin e Republikës Franceze dhe Presidenti shkon në çdo pjesë të saj. Nëse kjo nuk i pëlqen një pakice ngatërrestare, aq më keq për ata”, tha Sarkozy i zemëruar.
 Ai u shpreh i hidhëruar, duke folur për lidhje mes militantëve të rivalit të tij Hollande dhe separatistëve baskë në këto protesta të dhunshme për të terrorizuar njerëzit e thjeshtë.
Një përfaqesues i stafit të fushatës së Hollande dënoi çdo lloj dhune si dhe konfirmoi se asnjë socialist nuk ishte i përfshirë në ngjarjet e Bejonit. Sondazhet tregojnë se Sarkozi renditet pas Hollande, megjithëse presidenti francez po përpiqet të ngushtësojë hendekun e krijuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›