E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande perplasen trenat

125 persona kanë mbetur të plagosur , 13 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e përplasjes së dy trenave në Amstërdam. Mediat vendase bëjnë me dije se mes të plagosurve ka dhe viktima. Zyrtare hollandezë kanë bërë me dije se aksidenti ndodhi pranë Sloterdijk, në perëndim të kryeqytetit. Të plagosurit u dërguan në spital me ambulancë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e përplasjes.

"Shumë njerëz janë përplasur brenda trenit me sediljet, apo me pasagjerë të tjerë", thotë një zëdhënës i policisë.

Autoritetet vendase kanë bërë me dije se  hetimet për këtë aksident kanë filluar, ndërsa ende nuk dihet se si të dy trenat u gjendën në të njëjtin binarë. Incidenti ka shkaktuar kaos në trafikun hekurudhor në perëndim të kryeqytetit, dhe janë ndaluar të gjithë trenat nga stacioni qëndror drejt aeroportit Schipol.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›