Perfundon raundi i pare i votimit
Francezët kanë votuar për presidentin e tyre të ardhshëm, duke shënuar një pjesëmarrje të konsiderueshme në zgjedhje, por ende larg rekordit të vitit 2007. 10 kandidatët presidencialë kanë votuar për turnin e parë. Për të shpresuar që të fitojë në balotazh, presidenti, Nikola Sarkozi dhe të kalojë para kundërshtarit socialist, Fransua Holand. Presidenti Sarkozi ka votuar duke lënë bashkëshorten e tij Karla Bruni që të votojë e para në një lice të shekullit të 16 në Paris. Ndërsa kandidati socialist ka votuat në Tule, në zonën që ishte dhe bastioni i ish-presidentit, Zhak Shirak. Marine Le Pen i Frontit Kombëtar, ka votuar në veri duke u shprehru se kishte bërë një gjë të mirë, ndërsa lideri i ekstremit të majtë, Zhan Luk Melenshon ka votuar në Paris. Mes dhjetë kandidatëve presidencialë, sondazhet parashikojnë kryesimin e Holande. Por ka ende pasiguri se cili nga Holande dhe Sarkozi do të jetë i pari pas votim të sotëm, por dhe ajo e vendit të tretë është një betejë e fortë që sheh Marin Lë Pen dhe Zhan Luk Melenshon në garë, ndërkohë që më larg parashikimeve mbetet kandidati i qendrës Fransua Bero. Kandidatët e tjerë Eva Zholi e Ekologjisë Europiane, Nikola Dupon Anjan, Filip Puto, Natali Arto dhe Zhak Sheminad, mendohet të mos e kalojnë pragun e 5 përqindëshit. Ndërkohë që në rrjetin social uebsajtin “Tuiter” ka nisur një betejë e vërtetë për ata të cilët shpërndajnë të dhënat e para duke përdorur emra në kod për kandidatët duke pasur parasysh ligjin që ndalon publikimin e rezultateve para kohe.