Bruksel, diskutohetreduktimi i trupaveKFOR në Kosovë
BRUKSEL-Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s diskutojnë sot në Bruksel mbi mundësinë e reduktimit të trupave në Kosove. Deri në fund të këtij viti, pritet që numri i ushtarëve të KFOR it të reduktohet në 5 mije. Shefi i EULEX-it Iv dë Kermabo gjatë vizitës në Bruksel ka shmangur deklarimin për pasojat e një vendimi të tillë për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Aleancës se Atlantikut te Veriut, Anders Fog Rasmussen, ka thënë se bëhet fjalë për planin e shndërrimit të KFOR-it në një forcë më të vogël lëvizëse në Kosovë. Ndaj sipas tij, zhvillimet në Kosovë janë inkurajuese. Ne fund te janarit, NATO reduktoi trupat e saj nga 15 në 10 mijë ushtarë në përbërje të KFOR it, me arsyetimin se misioni do të udhëheqë një operacion më fleksibil. Dy ditë më parë, Bashkimi Evropian zgjati mandatin e misionit EULEX-it deri më 8 qershor të vitit 2012.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)
(s.g/NEWS24/balkanWeb)