Mitrovicë, serbët plagosin 5 shqiptarë 3 prej rëndë
MITROVICE-Një grup i madh personash që dyshohen se janë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës kanë sulmuar e si pasojë plagosur një grup më të vogël shqiptarësh të kësaj pjese të qytetit.
Agjencia e lajmeve Koha njoftoi sot se mbrëmjen e kaluar, në Mitrovicë ekstremistët serbë, në lagjen veriore "Kodra e Minatorëve", kanë sulmuar dhe kanë plagosur rëndë pesë të rinj shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30, kur një grup ekstremistësh serbë, rreth 16 vetash, të veshur me uniforma të zeza, disa prej tyre të maskuar, i kanë sulmuar fizikisht të rinjtë shqiptarë, që po luanin në fushën e dedikuar për aktivitete sportive e rekreacion, pa u provokuar fare nga këta, thuhet në një komunikatë të Komitetit për Siguri të Komunës së Mitrovicës. Me këtë rast plagë të rënda kanë marrë të rinjtë: Irfan Mustafë Cerani,17 vjec, Bedri Xhemajl Cerani 18 vjec, Ridvan Mustafë Cerani 21 vjec, Valmir Faruk Kelnedi 19 vjec dhe Trim Fatmir Berisha, 20 vjec.
Policia ka arrestuar pesë serbë të dyshuar për sulmin.
Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës, nën drejtimin e Rizah Hazirit, nënkryetar i komunës, ka mbajtur mbrëmë vonë ora 22:30 një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është shqyrtuar incidenti i rëndë i shkaktuar nga ekstremistët serbë në lagjen veriore "Kodra e Minatorëve", ku janë sulmuar dhe lënduar rëndë pesë të rinjtë shqiptarë.
Të plagosurve u është dhënë ndihma e parë në spitalin e Mitrovicës, por tre prej tyre për shkak të plagëve të rënda u dërguan në spitaline Prishtinës. Mësohet se më i riu, Irfani është në gjendje më të rëndë.
Dyshohet se personat që shkaktuan incidentin i takojnë formacionit paramilitarë serbë "Obraz”.
Ndërkaq shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë shprehur indinjatën për incidentin, Sipas tyre polciia duhet të shtrëngojë sigurinë në këtë pjesë të Mitrovicës, pasi sic pohojnë ata jeta e tyre ndjehet e kërcënuar.
(d.b/BalkanWeb)