Sot përkujtohet 50-vjetori i marrëdhënieve franko-gjermane

Të mbledhur me rastin e 50-vjetorit e fjalimit historik të ish-presidentit francez, gjeneralit Sharl de Gol me të rinjtë gjermanë, fjalim që vendosi kthesën në përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kancelarja gjermane dhe presidenti francez do të mbajnë fjalimet e tyre në oborrin e kështjellës së këtij qyteti.
“Ju jeni fëmijë të një kombi të madh, që keni bërë gabime të mëdha”, tha ndër të tjera De Goli në fjalimin e tij para të rinjve gjermanë gjatë një vizite të rrallë për kohën në Gjermani.
Ish-presidenti francez kërkoi bashkëpunim mes dy vendeve dhe hedhjen në harresë të konflikteve të gjata mes tyre.
Por, ndryshe nga gjenerali De Gol, i cili e mbajti fjalimin e tij në gjuhën gjermane, Merkel dhe Hollande do të flasin në gjuhët e tyre.
Çifti udhëheqës, që përshkruhet si “motori i Evropës” pas ceremonisë do të zhvillojnë menjëherë një drekë pune.
Si Parisi ashtu edhe Berlini rezervojnë një bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin për të kaluar krizën në të cilën ka hyrë Evropa.
Me ardhjen në pushtet të Francois Hollande bashkëpunimi dukej sikur do zbehej pak, pas këndëvështrimeve të ndryshme që kishte presidenti francez dhe kancelarja gjermane për daljen nga kriza financiare.
Këto mosmarrëveshje janë kapërcyer dhe dy vendet, përveç angazhimit për nxjerrjen e zonës euro nga kriza, po punojnë edhe për strategjinë e mbrojtjes ajrore me sistemet EADS dhe BAE./Start/
2012-09-22 12:28