Bruksel, paralizohet transporti publik pas vrasjes së shqiptarit

Marshimi në Bruksel (foto AFP)
Qeveria belge ka shtuar 400 oficerë policie ekstra për mbarëvajtjen e grevës së punonjësve të transportit publik që po mbahet në Bruksel, pasi një inspektor i transportit u rrah për vdekje.
Vrasja të shtunën krijojë mbylljen e metrove në kryeqytet dhe rrjetin e autobusëve. Sistemi vazhdon të jetë i paralizuar deri sot.
Inspektori u rrah në skenën e një aksidenti ku ishte përfshirë një autobus dhe një makinë. Ai vdiq nga plagët e marrë nga kokë. Agresori i dyshuar është arrestuar.
http://www.youtube.com/watch?v=Gb5UibNCVx8

Protestues me foton e Iliaz Tahirajt
Viktima quhet Iliaz Tahiraj, 56 vjeç, me origjinë nga Shqipëria që kishte 29 vite që punonte për rrjetin e transportit “STIB”.
Ai është 28 vjeç dhe raportohet se ishte pasagjer i makinës së përfshirë në aksident. Ai e ka goditur 56-vjeçarin në fytyrë duke e rrëzuar në tokë. Më vonë Tahiraj vdiq në spital.
Sipas dëshmitarëve dhe vetë të dyshuarit, ai e ka goditur shqiptarin vetëm një herë.
Qindra kolegë të tij të “STIB”-it kanë marshuar në qendër të Brukselit të hënën për të dëshmuar mizorinë e vrasjes së Tahirajt.
Brukseli është qendra e Komisionit Europian dhe NATO-s dhe “magnet” për shumë organizata ndërkombëtare. /F.S (marrë nga BBC/