Mandati Seserit, Topalli: Rama po kërkon gjethe fiku. PS: Na turpërove Kuvendin

Olta Xhaçka
Partia Socialiste ka reaguar mbi deklaratën e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila i cilësoi të pabazë pretendimet e opozitës mbi mandatin e Rudina Seserit. Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka në një deklaratë denoncoi abuzimin me postin që po bën Topalli.
Zonja Jozefinë! Mos e turpëroni më tutje Kuvendin e Shqipërisë. Mos e turpëroni më tutje figurën kushtetuese që gabimisht ju ka rënë radha të përfaqësoni. Mos e turpëroni më tutje edhe rolin e gruas në politikë. Dhe më lejoni tju ndihmoj me një shprehje të urtë; Mjerë ai që nuk di të flasë dhe që sështë aq i mençur sa të heshtë, tha Xhaçka.

Jozefina Topalli
Kryeparlamentarja Topalli, në një konferencë për shtyp, i ka cilësuar si të pabaza deklaratat e kryetarit të PS në lidhje me mandatin socialist të mbetur vakant pas largimit të deputetes Rudina Seseri.
Në një konferencë për shtyp në mesditë, Topalli u shpreh se Rama kërkon të mbulohet duke akuzuar kryetaren e Kuvendit për heqjen e një mandati socialist.
Topalli se vendimi i KQZ-së për mandatin e deputetit socialist është i ligjshëm, kushtetues dhe i qartë.
Duke qenë se Këshilli i Rregullores nuk funksionon me shumicë votash, por në barazi të plotë deri sa Rama ta ndajë mendjen mbi ligjshmërinë ose jo, për këtë çështje këshilli është i bllokuar për konkluzionet. Rama tu thotë shqiptarëve se në cilin nen autorizohet kryetari i Kuvendit për të dhënë apo hequr mandatin e deputetit. Askush përveç Ramës nuk e ka vënë në pikëpyetje faktin nëse në poltronën e Seserit do të ulet një Seser tjetër socialist. Ai nuk mund të hyjë as nga dera e pasme, as nga penxherja, por vetëm përmes rregullores, tha Topalli.
Duke mbetur te vendet vakante, Topalli i ka kërkuar Ramës të dërgojë në Kuvend kandidaturat për vendet vakante të opozitës në bordin e Këshillit të televizioneve, të lëna bosh sipas saj që prej 3 vitesh, duke shtuar se dokumentin që kërkon mund ta gjejë te Presidenti Topi.
Sa për dokumentet që thotë, Rama ta kërkojë në sirtarët e Presidencës aty ku e ka dërguar me vendim Kuvendi dhe jo te Jozefina. Aty nuk e ndihmoj dot, aty do gjejë votuesin e tij të devotshëm që ta sqarojë. Deri tani Rama ka kërkuar si gjithmonë një gjethe fiku, edhe po e gjeti ajo nuk e mbulon por e turpëron shtoi më tej Topalli. / G.N.