E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne PS nuk jane respektuar kriteret e perzgjedhjes se kandidateve

Debati politik mbi mandatin e deputetes socialiste Rudina Seseri, është një lojë e kryesocialistit Edi Rama. Ky është mendimi i Ylli Manjanit, përfaqësues i Lëvizjes Sociaiste për Integrim, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet politike të vitit 2009. Për Manjanin, në Partinë Socialiste, nuk respektohen kriteret në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, duke sjellë situata të cilat janë pasojë e dorëheqjes së zonjës Seseri nga mandati për deputet.

Zoti Manjani, shprehet se do të ishte e udhës që ky moment të bëhet pjesë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të në ardhmen të mos ketë përplasje të tilla.

Ylli Manjani sugjeron se çështja e mandatit që i takon opozitës, duhet të zgjidhet në rrugë ligjore, duke evituar përplasjet politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›