Mandati i PS-se Topalli i pergjigjet Rames
Edi Rama sa herë që ka hall përpiqet të fshihet kudo që mendon se i bën bisht realitetit. Kështu e nisi deklaratën e saj, kryeparlamentarja Topalli, në reagim të akuzave të kreut të Partisë Socialiste në kuadër të debatit mbi mandatin që la Rudina Seseri.
“Ky “burri” që qan se “po e rreh Jozefina”, bën mirë t’u shpjegojë shqiptarëve, dhe veçanërisht socialistëve, se PERSE, ndodhemi në këtë situatë”, deklaroi Topalli.
Kryeparlamentarja Topalli i kërkoi Ramës të sqarojë se ku qendron përgjegjësia e saj në rastin e ardhjes së Seserit si deputete në Kuvend, për faktin se për tre vjet Seseri konsumoi mandatin vetem tre dite apo kur vendosi të jepte dorëheqjen.
“Në historinë e Kuvendit, është unik rasti Seseri në përçmimin që ajo i bën Parlamentit dhe atyre që e kanë zgjedhur. Ky është rasti i degradimit, apo fenomeni i pashembullt i Partisë së miliarderëve me Kryetar “fukara””, vlerësoi ajo.
Thelbi nuk ndryshon, garantoi dhe një herë Topalli: mandati është dhe mbetet i Partisë Socialiste, por aktualisht Parlamenti, Këshilli i Rregullores, KQZ-ja, ndodhen përpara një situate që duhet sqaruar në modalitetet e saj.
Sipas Topalli, pasuesi i zonjës Seseri duhet të hyjë në Kuvend, me dinjitetin dhe respektin ndaj Kushtetutës dhe ligjit
“Nuk mund të hyjë as nga penxherja, e as nga dera e pasme, e në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpikë “mosmarrëveshja” mes zotit Rama dhe udhëheqësve socialistë në Kuvend”, tha ajo.
Kjo marrëveshje që Topalli konstaton, qëndron tek interpretimi diametralisht i kundërt i Ramës dhe Ruçit mbi ligjshmërinë e vendimit të KQZ, vendim pas të Gjon Bardhi sot ka dy mandate, të kryetarit të bashkisë dhe të deputetit
“Duke qenë se Këshilli i Rregullores nuk funksionon me shumicë votash por në barazi të plotë përfaqësimi 5 anëtarë nga mazhoranca dhe po 5 nga opozita, deri sa zoti Rama të ndajë përfundimisht mendjen mbi ligjshmërinë ose jo të akteve ligjore të prodhuara deri tani për këtë çështje, “i mjeri Këshill”, me gjithë socialistë brenda, është i bllokuar në dhënien e çdo opinioni dhe arritjen e çdo konkluzioni”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Kreytarja e Kuvendit sqaroi se asnjë nen i Kushtetutës, Rregullores apo Kodit Zgjedhor, nuk e autorizon atë të japë apo të heqë mandat deputeti. Po ashtu zonja Topalli hodhi poshtë dhe pretendimet e kreut socialist për vendet vakante në bordet e medias, ku Rama ka tre vjet që nuk sjell propozimet e opozitës. Për akuzat për vendet vakante në organte kushtetuese, kryeparlmenatarja e orinetoi Ramën që ta marrë përgjigjen në Presidencë.
“Për sa i përket “Vandakut të mandateve për funksionet Kushtetuese”, atë, zoti Rama duhet ta kërkojë në “sirtarët Presidencës” aty ku e ka dërguar me vendim Kuvendi me votën e tij në seancë plenare dhe jo Jozefina; por aty unë nuk e ndihmoj dot, nëse kërkon, do të gjeje me siguri një votues të tij të devotshëm që do ta sqarojë”, nënvizoi ajo.
Topalli solli dhe një herë në vëmendje se debati është i zgjidhshëm brenda kuadrit kushtetues e ligjor, nëse Rama nuk ka për objektiv bllokimin e reformave dhe prishjen e konsensusit.
“Deri tani në fakt, zoti Rama ka kërkuar si gjithnjë një “gjethe fiku”. “Gjethe fiku”: o në “kuti”, o në “çadër”, o në “sirtar”. Problemi është se edhe po e gjeti, ajo nuk e mbulon, veçse të turpëron”, vuri në dukje Topalli, gjatë fjalës së saj.