Tavo Sistemi nuk eshte kusht per marredhenien PD-LSI
Ndërsa reforma zgjedhore pritet të përmbyllë dhe çështjet e fundit, por jo me pak të rëndësishmet, si administrimin e zgjedhjeve, formulën e KQZ-së dhe listat e kandidatëve për deputetë, çështja e sistemit zgjedhor duket përfundimisht e mbyllur. Dy forcat kryesore politike kanë pohuar se do t’i qëndrojnë sistemit proporcional rajonal. Ndërkohë që dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, aleate e demokratëve në qeverisje nuk do ta kushtëzojë marrëdhënien e saj me mazhorancën me ndryshimin e sistemit. Një qëndrim i tillë u bë me dije nga vetë ligjvënësi i kësaj partie, Vangjel Tavo.
Për më tepër me këtë sisitem zgjedhor, LSI ndihet më e favorizuar për zgjedhjet e 2013-ës, se c’ishte në 2009-ën, për shkak të aleancës më Partinë Demokratike.
LSI është shprehur vazhdimisht për një formulë rregullese në mënyrë që të garantohej barazia e votës së qytetarëve në të gjithë territorin, por sidoqoftë, ajo e cilëson të rëndësishëm garantimin e standardeve të zgjedhjeve të lira, standarde që, kryesisht janë cënuar pas ditës së votimit, gjatë procesit të administrimit të votës së qytetarëve.