Bruksel, raundi i nëntë i bisedimeve Prishtinë-Beograd
Thaçi i gatshëm për arritjen e një marrëveshje me Serbinë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka nisur takimet bilaterale me delegacionin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançic.
Pas këtij takimi pason ai me delegacionin e Serbisë, i kryesuar nga kryeministri Ivica Daçic.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë sot në Bruksel raundin e nëntë, në kuadër të përpjekjeve të cilësuara si shans i fundit, për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ky takim vjen pas ftesës që iu bë të martën dy kryeministrave nga baronesha Ashton.
Paraprakisht, nga Brukseli ishte bërë me dije se takimi do të zhvillohet vetëm nëse palët janë të gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes.
Në anën tjetër, edhe Beogradi pohon se nuk do të zmbrapset nga pozicioni i dertiashëm.