E Diel, 1 Nëntor 2026

I jepet lamtumira “Zonjës së Hekurt” Margaret Thatcher

17-04-2013 / Gazeta 55

Personalitete nga e gjithë bota dhe Berisha në varrimin e ish-kryeministres

Wshtë përcjellë për në banesën e fundit ish kryeministrja britanike Margaret Thatcher. Pas polemikave të shumta zonjës së hekurt i është rezervuar një funeral me nderime ushtarake. Kryeministri britanik Kamerun ka kërkuar që tu jepet fund polemikave dhe të tregohet respekt për figurën e kryeministres së parë femër të Mbretërisë së Bashkuar.
Katër mijë policë, 700 ushtarë. 2300 persona të ftuar, mes të cilëve lider dhe përfaqësues të më shumë se 170 vendeve. Njëmbëdhjetë kryeministra. Mbretëresha Elizabetë dhe bashkëshorti i saj princi Filip.
Përshëndetja e fundit për Maragret Thecër, që ndërroi jetë më 8 prill në moshën 87 vjecare.
Fillimisht një procesion dhe më mas funerali solemn në katedralen e Londrës në Sant Paul. Një ceremoni që ka kushtuar 10 milion stërlina. Por jo të gjithë kanë qenë dakord. Disa kanë nisur të protestojnë, duke detyruar kryeministrin britanik Dejvid Kamerun të thotë fjalën e tij. Ai është shprehur se në ditën e funeralit të gjithë duhet ët tregojnë respekt dhe i pëlqen ose jo të gjithë britanikët janë pak thacerianë. Në përshëndetjen e tij ai ka shtuar se Thecër ishte një grua kurajoze që kishte një detyrë të vështirë.
Anglezët sipas sondazheve nuk janë aspak të kënaqur që janë shpenzuar 10 milion stërlina për funeralin. Disa parlamentarë të së majtës kanë kritikuar gjestin duke thënë se funerali po shërbente si një reklamë për partiën konservatore, së cilës i përkiste ish kryeministrja dhe që aktualisht drejton vendin.
Por admiruesit e saj pjesa më e madhe e të cilëve nga jugu i vendit shprehen se profili i saj historik, si gruaja e parë që drejtoi mbretërinë e bashkuar dhe që fitoi tre herë në zgjedhje e meritonte një ceremoni të rëndësishme.
Në Londër ka qenë një sfilatë liderësh ajo që ka parë të ulen në nderim të Thatcher ish sekretarin amerikan të shtetit Henry Kissinger dhe ish presidentin amerikan Dik Cenei, ish zonjën e parë Nensi Regan, ministrin e jashtëm gjerman Guido Vestervelle.

Kryeministri Berisha në ceremoninë e funeralit të Margaret Thatcher
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të ish kryeministres britanike Margaret Thatcher në Londër të Britanisë së Madhe. Ceremonia u mbajt në katedralen e Saant Paul, edhe pse nuk hyn në kategorinë e funeraleve të shtetit, ajo është cilësuar si një ceremoni funerale me nderimet ushtarake. Pjesëmarrësit në ceremoni kanë qenë më shumë se 2 mijë personalitete që kanë përshëndetur për herë të fundit zonjën e hekurt, dhe më shumë se 4 mijë forca policie të impenjuara për të mbajtur situatën nën kontroll.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›