E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimet në Boston, FBI: Bombat të vendosura në tenxhere me presion

17-04-2013 / Gazeta 55

Autoritetet nuk kane ende të dyshuar, presidenti Obama udhëton drejt Bostonit

Byroja federale amerikane e hetimeve (FBI) zbulon se dy bombat që shpërthyen të hënën në maratonën e Bostonit ndodheshin në një çantë të zezë dhe ndoshta përbëheshin nga tenxhere me presion të mbushura me gozhda dhe zare kushinetash.
Autoritetet nuk kanë ndonjë të dyshuar, dhe janë duke i kërkuar publikut të dërgojë ndonjë foto ose video që mund të kenë marrë përgjatë rrugës së maratonës për të ndihmuar në identifikimin e autoreve.
Policia gjithashtu po u kërkon njerëzve për të telefonuar nëse kanë ndonjë informacion.
Sindikatat e policëve dhe zjarrfikësve në Boston kanë ofruar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për informacion që çon në një arrestim.
Presidenti Barack Obama do të udhëtojë drejt Bostonit, gjatë së enjtes, për memorialin.
Ai e cilësoi sulmin "akt terrorizmi” të shëmtuar prej frikacakësh."
3 persona ndërruan jetë, mes të cilëve edhe një djalë 8-vjecar, dhe mbi 170 të tjerë u plagosën, gjate 2 shperthimeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›