E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, sot BEdiskuton për tëardhmen e Kosovës

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për hapat e ardhshëm për Kosovën pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila më 22 korrik konfirmoi se shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Këshillit Ministror të BE-së dhe të Komisionit Evropian.

Në Bruksel priten të shqyrtohen hapat e ardhshëm të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejt bllokut 27-anëtarësh. Ministrat evropianë pritet "të theksojnë gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit" drejt integrimit europian . Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë dhe për situatën në Bosnje Hercegovinë, në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen në tetor.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Kosova, Parlamenti serb sot seancë të jashtëzakonshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›