E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Parlamentiserb sot seancëtë jashtëzakonshme

BEOGRAD- Në Serbi parlamenti do të mblidhet sot për të debatuar mbi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e cila më 22 korrik konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit serb është caktuar sot më 26 korrik.

Beogradi këmbëngulë se nuk do të njohë pavarësinë dhe shton se do të vazhdojë betejën për të rihapur negociatat mbi statusin e Kosovës në takimin e ardshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kohë kur presidencën e këtij organizmi e merr Rusia, aleatja e saj e ngushtë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›