E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, debutim zhgënjyes nëmiqësoren e çezenës

TIRANE-Erjon Bogdani ka bërë dje pasdite debutimin e tij me fanelën e çezenës, në miqësoren që kjo e fundit luajti ndaj modestëve të Pergokremës. Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, ndërsa rastin më të mirë të saj e ka patur pikërisht sulmuesi kuqezi. I gjendur vetëm për vetëm me portën, Bogdani e ka dërguar topin lart në mënyrë të habitshme, duke bërë një debutim jo aq të mirë. "Ishte një test i mirë, nuk ka asnjë rëndësi rezultati", deklaroi pas ndeshjes trajneri i çezenës, Masimo Fikadenti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›