SHISH, sot provae qeverisë nëKuvend
TIRANE-Projektligji i SHISH-it pritet të jetë objekt i debateve ndërmjet maxhorancës dhe opozitës. Deri në orët e vona të ditës së djeshme, Kuvendi e kishte përfshirë në rendin e ditës për ta votuar draftin e shumëkontestuar nga ana e ndërkombëtarëve.
Seanca e ditës së sotme do të nisë në orën nëntë të mëngjesit. Kjo fundjavë i ka shërbyer kryeministrit Sali Berisha që të përllogarisë numrin e votave që do të votonin pro amendamentit të pagëzuar me emrin “Hoxha”. Berisha këto ditë është njohur publikisht me qëndrimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta për ligjin e SHISH-it. Por, ndërkohë brenda gjirit të vetë demokratëve, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, po vërehet një krisje ku tre deputetët e PD-së, Leonard Demi, Gazmend Oketa dhe Paulin Stërkaj rrëzuan në komisionin e Sigurisë amendamentin “Hoxha”. Sipas burimeve zyrtare të Kuvendit, në rendin e ditës është dhe votimi i projektligjit të SHISH-it. Vetë deputeti Fatos Hoxha ka bërë të ditur se edhe pse Siguria ia rrëzoi nismën e tij, asgjë nuk e pengon seancën që ta shqyrtojë atë. Kryeministri Sali Berisha ka shprehur qartë qëndrimin e tij se asnjë drejtues institucioni nuk mund të ketë një mandat të pakufizuar, duke treguar vendosmëri në realizimin e qëllimit të tij politik.
Ndërkohë që sinjale lëshuese dhe pro kësaj ideje, ka dhënë dhe vetë kreu i LSI-së, Meta, duke pranuar opsionin “Berisha”, të kufizimit të mandatit të kreut të SHISH-it. Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar se si do të realizohet një kufizim i mandatit, pasi amendamenti i demokratit Hoxha flet për shkarkim të kreut të SHISH-it dhe jo për kufizim. Përballë kësaj situate, opozita e majtë pritet të jetë e pranishme në seancë dhe të përballet me votat e maxhorancës në rast se do të futet për votim projektligji i SHISH-it. Socialistët shpresojnë në rrjedhjen e votave nga maxhoranca, duke pritur te qëndrimi final i katër deputetëve të LSI-së, si dhe mbi të gjitha të 3 deputetëve të PD-së që votuan kundër amendamentit “Hoxha”, Demi, Oketa dhe Stërkaj. Gjithashtu, ndikim jo të vogël në votën e tyre do të kenë edhe deputetët e PDU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.
Në vallen e kontestimit të ligjit të SHISH-it është përfshirë edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Ditë më parë, kryerepublikani u shpreh se në raport me këtë nismë duhet të kihet kujdes marrëdhënia me NATO-n, organizëm ku Shqipëria aderon. Socialistët do të shohin raportin e votave nëse ligji votohet, dhe nëse ai ka vota kundër brenda maxhorancës, atëherë ata do të marrin pjesë në votim. Nëse gjashtë votat dalin kundër nga maxhoranca, atëherë ligji mund të konsiderohet si i rrëzuar. Ndërsa, nëse LSI-ja abstenon me votat e saj në Kuvend, atëherë i bie që ligji të votohet nga ana e maxhorancës. Në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar është parashikuar dhe votimi nen për nen i buxhetit të shtetit.