E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Drashkoviç:Zgjidhja të kërkohet në dialogme BE

BEOGRAD- Lideri i Lëvizjes Serbe të Ripërtritjes, Vuk Drashkovic ka deklaruar se Kosova, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, pasi, sipas tij, shumica e shteteve do ta pranojnë realitetin dhe mendimin e GJND-së.

Drashkoviç shkon më tej duke thënë se Serbia duhet të respektojë mendimin e GJND-së pasi ishte ajo vetë që dërgoi cështjen në gjykatë. Sipas Liderit të Lëvizjes Serbe të Ripërtritjes, Beogradi duhet të ndryshojë strategjinë shtetërore për Kosovën, duke iu përshtatur qëllimeve reale.

Në këtë kuadër, zoti Drashkoviç theksoi se Serbia, me Bashkimin Evropian, duhet të kërkojnë zgjidhjet më të mira për popullin serb dhe kishat në Kosovë dhe së bashku me BE-në, të shkruaj një rezolutë, e cila do t’i paraqitej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk jemi të detyruar ta pranojmë Kosovën, ashtu sikur Kina nuk e njeh Tajvanin, por duhet të bashkëpunojmë”, i tha Drashkoviç, gazetës beogradase Pres.

Sipas tij, zgjidhja duhet të kërkohet në dialog me BE-në, me bashkësinë e gjërë ndërkombëtare dhe me autoritetet në Prishtinë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›