E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, takim i Shefave të Shtabit të vendeve të NATO-s

Përfaqësuesit më të lartë të 67 vendeve pjesëmarrëse do të diskutojnë, në formate të ndryshme, zhvillimet rreth operacioneve të NATO-s, implementimit të Strukturës së Re Komanduese dhe detyrimet që rrjedhin prej saj.  Delegacioni i Forcave të Armatosura të Shqipërisë kryesohet nga gjeneral major Xhemal Gjunkshi. Së bashku me dy komandantët e Komandave Strategjike, Admiral Stavridis dhe Gjeneral Abrial, SHSHP do të diskutojnë për situatat në Afganistan, Kosovë dhe operacionet e tjera të NATO-s.

Në lidhje me Afganistanin, fokusi do të jetë tranzicioni dhe perspektiva afatgjatë e vendit. Komandanti i ISAF, Gjeneral Allen dhe Ambasadori Gass do të informojnë SHSHP për çështjet kyçe të misionit. Ndërsa për KFOR-in prezantimet do të mbahen nga Gjeneral major Dreës dhe Z. De Marnhac (kryetar i EULEX-it).  Vendet anëtare të Dialogut të Mesdheut dhe Partneritetit euroatlantik do të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak me NATO-n, mbështetur në Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s. Komiteti Ushtarak do të ketë edhe një takim në formatin NATO-Rusi.

Fjalën e hapjes të këtij takimi të rëndësishëm të 166-të të Komitetit Ushtarak të NATO-s në formatin e SHSHP e mbajti kryetari i ri i Komitetit, Gjeneral Bartels. Pasi i uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve, ai theksoi së është një privilegj të drejtonte këtë Komitet. Më tej në fjalën e tij, Gjeneral Bartels foli për sfidat komplekse të sigurisë që NATO është duke u përballur si në operacionin në Afganistan, i cili është në një pikë kthese, ndërsa siguria është duke i kaluar forcave afgane; për shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.

Objektivi i afërt, theksoi ai, është të krijojmë kushtet për sukses të Samitit të Çikagos, që do të mbahet në maj viti 2012. Përpara se të mbërrijmë në këtë Samit, koha është e shkurtër dhe janë vetëm disa takime në nivel të lartë, prandaj duhet të punojmë shpejt për të arritur sukses. Në fund të fjalës së tij, Gjenerali Bartels i uroi suksese dhe falënderoi për pjesëmarrjen në këtë takim. Punimet e  Takimit të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere përfundojnë nesër. /Start/

                                                                                             2012-01-18 17:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›