Lezhë, tre në pranga për vepra të ndryshme

Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar shtetasi Ridvan Deda, 30-vjeç, banues ne fshatin Balldre-Lezhë, i cili akuzohet për veprat penale te “Dhunimit të baneses”, “Fyerjes”, "Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”, “Goditjes për shkak të detyrës” etj".
Mësohet se Deda ka goditur me mjete të forta në koke 17 vjeçarin, K.P, dhe më pas ka tentuar të hyjë me forcë në banesën ku jeton së bashku me nënën e tij, banuese në Balldre-Lezhë. Në kohen kur ky shtetas po shoqërohej në Komisariat ka kundërshtuar, fyer, e goditur punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme. I arrestuari tjetër është 17 vjeçari R. Frroku, banues në Shënkoll-Lezhe, i cili akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një bashkëmoshatarin e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë model 56, me një krehër pa fishekë. Në prangat e policisë ka rënë edhe 18 vjeçari, Gazmend Gjeka, banues në fshatin Kakarriq, komuna Balldre, Lezhë, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri pistolete model 57, kaliber 7.62 mm, me një kreher pa fishekë, qe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /Start/
2012-01-18 17:30