E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mjete për efikasitetin e kohës në gjykata”

Sot në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunimin me këtë Komision, Misionin EURALIUS, Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë u mbajt konferenca “Përmirësimi i efikasitetit dhe funksionimi i drejtësisë në shtetet anëtare–Shqipëria si rast konkret”, në të cilën titullarë të lartë të këtyre institucione ranë dakord për zhvillimin e projekteve që ndihmojë sistemin e drejtësisë në vend.

Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë do të mbështesë Shqipërinë nëpërmjet një projekti pilot që do të zhvillojë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Projekti ka si qëllim zhvillimin e disa mjeteve dhe masave që synojnë të përmirësojnë menaxhimin e kohës në gjykata sipas kritereve dhe metodave optimale duke ofruar mjete për zgjidhjen e problemit të afateve kohore të procedimeve gjyqësore.

“Futja dhe përdorimi i Teknologjisë së Informacionit në sistemin e drejtësisë, dhe veçanërisht në administrimin e punës në gjykata, sikundër edhe informatizimi i të dhënave të sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të ofrojë një shërbim sa më pranë qytetarit, kërkon jo vetëm krijimin e praktikave të reja, por edhe zgjedhjen e mjeteve të përshtatshme apo adoptimin e instrumenteve të reja, për të cilat shpreh bindjen se vetëm CEPEJ-i, mund të ofrojë një ekspertizë të çmuar që mund të shërbejë si shembull për t’u ndjekur në përmbushjen e misionit tonë për të ofruar dhe garantuar një drejtësi në përputhje me standardet dhe me rekomandimet e BE në fushën e drejtësisë dhe të administrimit të gjykatave në mënyrë optimale”, deklaroi ministri i Drejtësisë Eduart Halimi.

Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor me qëllim rritjen e përformancës së këtij sistemi; rritjen e përgjegjshmërisë së aktorëve të sistemit të drejtësisë; bërjen transparente të çdo hallkë të procesit, duke filluar nga shorti dhe deri ne ekzekutimin e vendimeve janë disa nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë. Një delegacion i lartë i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë i kryesuar nga Mr Stéphane LEYENBERGER, Kreu i Divizionit të Drejtësisë dhe Sekretar i CEPEJ po viziton Shqipërinë për herë të parë në vend.

Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) është ngritur në vitin 2002, me iniciativën e Komiteti të Ministrave Drejtësisë të Këshillit të Evropës si një institucion i ri për përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë në secilin vend anëtar dhe forcimin e besimit të përdoruesve të gjykatës në këto sisteme. Ai ndihmon shtetet anëtare për të dhënë drejtësi në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë ; harton masa konkrete dhe rekomandime që lidhen me hartuesit e politikave dhe praktikuesit gjyqësor; analizon funksionimin e sistemeve gjyqësore dhe orienton politikat publike të drejtësisë. /Start/

                                                                                             2012-01-18 17:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›