E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, takimi BE- Shqipëri. Fule: Situatë e përkeqësuar

Te dyja partite politike ne Shqiperi ndajne pergjegjesi per mosgjetjen e nje zgjidhje per situaten politike. Keshtu u shpreh komisioneri europian per zgjerimin Stefan Fule. Ai tha se kjo situate nuk eshte pozitive ne nje kohe qe po punohet per opinionin per Shqiperine.

“Kam mirepritur hapat e pare të ndermare deri tani nga Shqipëria per te informuar qytetareve te saj per levizjen pa viza. Dua te nenvizoj rendesine e ketij hapi per te evituar nje perseritje te situates se ndodhur se fundmi ne disa vende te rajonit. Mendoj se duhet te jemi optimiste edhe pse Shqiperia duhet te vijoje me ndermarrjen e reformave te tjera dhe te adresohet ne ndermarrjen e reformave me te gjera per te luftuar ekonomine informale. Ka pasur rritje te ekonomise ne dy vitet e fundit dhe parashikohet rritje edhe ne te ardhmen, krahasuar kjo me vendet fqinje dhe ato europiane. Kjo eshte mbreselenese dhe duhet ta pranojme. Shqiperia duhet te vendose dhe zbatoje nje strategji per reformen ne drejtesi sepse duhen me shume perpjekje qe proceset gjyqesore te mos zvarriten tej afateve ligjore si dhe te respektohet parimi i paanshmerise, transparences, pavaresise dhe besueshmerise. Kjo eshte nje nga kerkesat e hershme edhe ne kuader te marreveshjes se Stabilizim Asocimit me Shqiperine. Shqiperia duhet te ece perpara me zbatimin e ligjeve, me planin, aksionet dhe strategjise se antikorrupsionit dhe ndermarrjen e hapave konkrete ne luften kunder krimit te organizuar dhe te jete eficente ne hetimin dhe gjykimin e proceseve. Ne te dyja keto fusha duhet te arrihen rezultate konkrete... Situata nuk ka ndryshuar, eshte perkeqesuar. Derisa zgjidhja nuk gjendet, te dyja forcat politike ndajne te njejtat pergjegjesi. Kjo nuk eshte nje situate pozitive ndersa po pergatitet opinioni per Shqiperine” tha Fule.

Kurse ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh se procesi i liberazimit te vizave eshte nje proces prioritar per Shqiperine. “Mendoj se angazhimi yne ne arritjen e objektivave te udherrefyesit do te vazhdoj te jete i forte. Ne kete drejtim lutemi te trajtohet ceshtja e liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe te merret ne konsiderate nga ky institucion si nje ceshtje urgjente” tha Bregu.

Keto deklarata u bene ne takimin e komitetit te Asocim Stabilizimit Shqiperi- Bashkimi Europian qe u mbajt ne Bruksel.

Taulanta Boja

Azhornuar së fundi ( e martë , 04 maj 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›