Vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit quhet Tara
TIRANE- Princesha e vogël e cila ka lumtuar jetën e këngëtarit kosovar Blero dhe të Teuta Krasniqit quhet Tara. Lindja e bukuroshes të vogël më 27 prill ka ndryshuar jetën e ciftit dhe një moment të tillë emocional Blero ka dashur ta ndajë edhe në botën virtuale të internetit me miqtë dhe fansat e tij në Facebook. Blero ka shuar një kureshtje tjetër të miqve të tij online kur ka publikuar emrin e vajzës, Tara. Një emër pak i përdorur i cili bashkë me urimin “Ta gëzojë” ka ngjallur dhe kureshtjen se “cfarë kuptimi ka dhe nga vinte emri?”. Shumë shpejt kurioziteti është shuar duke shpjeguar se Tara është një emër mysliman por që ka edhe origjinë ballkanike. Në shqip ka kuptimin Nëna e Lirisë. Emri është edhe toponim i një gryke ballkanike, me shumë gjasë me origjinë ilire, i cili gjendet në Mal të Zi, por në cilin qytet të këtij shteti është ende nuk dihet për shkak të ndryshimit të emrave të këtij vendi. Mbase Blero do të shuajë kureshtjen më të madhe të miqve për të parë në foto ciftin që mban në krahë princeshën e vogël.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)