E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sot seanca për tragjedinë e Otrantos

LECE-VLORE-Gjykata e Leçes ka zhvilluar sot nje seance gjyqësore për tragjedinë e Otrantos, e ndodhur më 28 Mars 1997, ku humbën jetën 86 persona nga Vlora dhe zona të tjera shqiptare. Sot pritet të merret vendimi nëse do të rihetohet ose jo edhe njeherë Tragjedia e Otrantos.
Avokatët italiane te te pandehurve italiane kërkuan sot nga gjykata e Leçes riekpertizën e çështjes në fjalë. Të pranishëm në këtë seancë janë edhe deputetë të Partisë Demokratike, përkatësisht Ardian Kollozi dhe Kreshnik çipi si dhe deputeti i PDU-së, Dashamir Tahiri. Ata përfaqësojnë palën qeveritare shqiptare.

Pritet që trupi gjykues të marrë vendim për kerkesën. Dy avokatet e shtetit te cilet kane ne mbrojtje kapitenin, dhe te tjere nga ekuipazhi i Sibiles, kane kerkuar rishqyrtim te te gjithe ngjarjes dhe rimarrjen ne pyetje nga e para te te gjithe deshmitareve.

Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin që pritet të dalë sot.

Ky reagim me rrugë gjyqësore vjen pas filmimeve të rralla që përcolli TVNews24 me rastin e 13 vjetorit të tragjedisë. Më 28 Mars 1997, anija "Kateri i Radës", me flamur shqiptar, u nis drejt brigjeve italiane me 120 klandestinë në bord. Anija kishte hyrë në ujërat territoriale italiane, teksa është pikasur nga anija luftarake italiane, "Sibilla". Anija luftarake pasi I ra disa herë përqark anijes shqiptare e godet më pas këtë të fundit, duke i shkaktuar çarje të mëdha, çka ka bërë që uji të depërtonte në brendësi të saj. Ngjarja la pas të paktën 86 të vdekur, pasi anija u përmbys.
Dëshmitarët që shpëtuan treguan në TVNeës24 pas 13 vjetësh se anijes luftarake iu tregua me të gjitha mënyrat e mundshme se në bord ndodheshin gra e fëmijë, porse kjo nuk dha asnjë rezultat.
Vite më vonë, Gjykata e Brindizit tha vendimin për ngjarjen, duke dënuar me prej 3 vjet heqje lirie komandantin e anijes ushtarake "Sibilla", Fabrizio Laudadio, i cili akuzohet se goditi anijen shqiptare, ndërsa dënoi me 4-vjet burg Namik Xhaferrin, kapiten i motovedetës shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›