E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet shoferi, nuk kishte dijeni për hashashin në kamion

Hetimet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka liruar nga qelitë e paraburgimit 313 shtetasin Pellat Dervishi, i arrestuar disa ditë më parë në Kakavijë, pasi iu gjetën në kamionin që drejtonte disa kilogramë lëndë narkotike. Grupi hetimor deklaron se Dervishi nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike dhe nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Si rrjedhojë, urdhri ka shkuar në paraburgim dhe ai është liruar. Disa javë më parë, gjatë një mbrëmjeje është bllokuar në Kakavijë kamioni tip “Skania", me targa GJ1327B dhe GJ1328B, që drejtohej nga shtetasi Pellat Dervishi, 54 vjeç, nga Gjirokastra. Gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer janë konstatuar në pjesën e fundit të trajlerit, disa pako të mbështjella me letër natriban, brenda së cilave kishte lëndë të dyshuar si marijuanë.

Më pas rezultoi se poshtë dyshemesë së trajlerit ishin 18 pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban, me peshë që varionte nga 1 kilogram e 100 gramë, deri në 1 kilogram e 150 gramë secila, me peshë të përgjithshme 20 kilogramë. Për këtë trafik u arrestuan Artur Musta dhe Endri çani, të tre nga Gjirokastra.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›