Bruksel takohen ministrat e Eurozones
Greqia mori nje pakete ndihme prej 110 miliarde dollaresh, por gjeresisht po pranohet se ajo nuk është e mjaftueshme. Të hënën ministrat miratuan një pakete shpetimi prej 78 miliarde eurosh per Portugaline, si dhe nje shume prej 1.58 miliarde euro, si ndihme per Irlanden.
Shefi i Grupit te Eurozones, Zhan Klod Junker nuk perjashtoi riportretizimin e borxhit grek- sic e quajti ai, por hodhi poshte mundesine per nje strukturim te gjere te tij. Greqia eshte shnderruar ne nje dileme te madhe per ministrat Europiane. Nga njera ane eshte e qarte qe tregjet nuk besojne se Greqia eshte ne gjendje te paguaje borxhet e saj dhe nuk i kane dhene hua ketij vendi.
Ne anen tjeter, nese Greqise dhe vendeve te tjere u falen borxhet, kjo mund te sjelle nje krize te sistemit bankar ne Europe, meqe bankat deri tani kane shmangur njohjen e humbjeve te parave qe u kane dhene hua ketyre qeverive. Bisedimet e ministrave te Financave ne Bruksel duket se kane kaluar ne plan te dyte, pas arrestimit te shefit te Fondit Monetar Nderkombetar, Dominik Straus i akuzuar me ngacmim seksual.