E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli, 81 milionë euro financime Shqipërisë, si fonde për pragun e anëtarësimit

13-11-2012 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerim të BE, Stefan Fyle ka njoftuar dje se Brukseli do të përshpejtojë reformat në vendin që do të marrë statusin e kandidatit, duke njoftuar se do të akordojë 81 milion euro donacione të reja për Shqipërinë

Ndërsa Shqipëria shpreson që në dhjetor të marrë statusin e plotë të vendit kandidat, BE vendos të investojë 81 milionë euro për të ndihmuar vendin tonë në realizmin e reformave kyçe. Është Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, i cili gjatë një deklarate në Bruksel ka njoftuar se qytetarët shqiptarë do të përfitojnë nga financat e BE për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në përmbylljen e reformave. Fondet do të përdoren për të realizuar prioritetet kyçe si reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe reforma për administratën publike. Por 81 milionë euro do të akordohen gjithashtu edhe për të përmirësuar infrastrukturën e transportin në Shqipëri, për modernizimin e sistemit të ujit si dhe për shërbimet sociale. “Për vite me radhë, qytetarët shqiptarë kanë dëshmuar mbështetje të fortë për anëtarësimin e vendit të tyre në BE. Ata e dinë se jeta e tyre e përditshme do të përmirësohet, ndërsa vendi i tyre ecën para në rrugën drejt BE. Progresi i mëtejshme varet në kapacitetin e Shqipërisë për të forcuar këtë objektiv kombëtar dhe për të përmbushur reformat. BE është e vendosur për të asistuar Shqipërinë në arritjen e këtij objektivi dhe unë kam besim se programi i këtij viti do të jetë inkurajues për realizmin e reformave”- ka deklaruar Fyle.
Financimi vjen në kuadrin e programit vjetor te 2012 për Shqipërinë të Instrumentit të BE-së për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA), dhe do të kryesohet me një shtesë prej 15 milionë € të bashkë-financuara nga autoritetet shqiptare.
Fondi do të financojë projekte konkrete në fushën e reformës së drejtësisë dhe do të përmirësojë performancën e Policisë së Shtetit shqiptar. Gjithashtu do të ndihmojë në ndërtimin e gjykatës se re në Tiranë dhe do të ristrukturojë dy pikat e kalimit kufitar. Sistemet më të mira financiare dhe të menaxhimit të kontrollit, do të ngrihen në autoritetet lokale dhe nacionale, do te përmirësohet efikasiteti i inspektimeve financiare. Këto do të kontribuojnë drejtpërdrejt në një përdorim efektiv dhe transparent të fondeve publike nga qeveria shqiptare. Financimi ne Infrastrukture do të kontribuojë në ndërtimin e bajpasit të Rrogozhinës, duke përmirësuar transportin rrugor dhe sigurinë.
Ajo gjithashtu do të ndihmojë ne rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Vlorës, nga e cila Komisioni Evropian pret që të përfitojnë industrinë e turizmit. Që nga viti 2007, vendet që kane dëshiruar të bashkohen ne BE kanë marrë fondet te fokusuara nga BE dhe përkrahje përmes një metode të vetme – Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA). Financimi i Përgjithshëm i para-aderimit për periudhën 2007-2013 është 11.5 miliard €.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›