Brukseli: BE nuk do ta marrë nën kujdestari Greqinë
BRUKSEL- Komisioni Europian nuk dëshiron dhe as ka mundësi, në bazë të legjislacionit komunitar të vendosë nën kujdestari një vend anëtar të BE-së, deklaroi Amadeu Altafaj, zëdhënësi i komisionerit për financat, Olli Rehn, duke komentuar publikimet, sipas të cilave Komisioni është i gatshëm të vendosë nën kujdestari Greqinë dhe të instalojë përgjithmonë Trojkën në Athinë.
Altafaj shtoi se në kuadër të forcimit të qeverisjes financiare të Europës, gjithë vendet e BE, "përfshirë edhe Gjermaninë", siç tha shprehimisht, do të japin llogari në Bruksel për politikat e tyre ekonomike.
Lidhur me çështjen e marrjes së masave të reja eventuale nga ana e Greqisë, në kuadër të programit të ri që po finalizohet, Altafaj theksoi se me termin "masa" tashmë nënkuptohet kryesisht avancimi i ndryshimeve strukturore, që do të mundësojnë rritjen e kompetivitetit të ekonomisë greke dhe kapërcimin e problemeve që u krijuan prej shumë vitesh.
(e.m/BalkanWeb)