E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret zyrtarët e Preshevës e Bujanovcit: Mbështes të drejtat tuaja

TIRANE- Presidenti Topi priti sot në një takim Kryetarin e Komunës së Bujanovcit, Jonuz Musliu dhe Kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Gjatë bisedës me zyrtarët kosovarë, Topi theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës, duke vënë në dukje rëndësinë e trajtimit të shqiptarëve sipas standardeve demokratike ndërkombëtare, si dhe duke shprehur mbështetjen e palëkundur për të drejtat themelore të shqiptarëve në atë rajon dhe përfshirjen e tyre si qytetarë të barabartë në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të shtetit të Serbisë.

“Është shumë e rëndësishme, që për përmbushjen e kërkesave tuaja të drejta dhe legjitime ndaj shtetit serb, shqiptarët të shprehen më një zë dhe të mbajnë një qëndrim” – theksoi Topi.

Duke nënvizuar rëndësinë e përmirësimit edhe të gjendjes ekonomike nё Luginёn e Preshevёs Topi dhe dy Krerët e Komunave vunë në dukje rëndësinë e veçantë që kanë edhe projektet e aktivitetet për zhvillimin e kulturës dhe ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Më tej, zyrtarët kosovarë vlerësuan rolin e Presidentit Topi dhe përpjekjet për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›