E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Bulqizë, RIMSH gjobit ACR-në

Bulqizë- Gjobitet nga RIMSH me 500 mijë lekë kompania konçesionare në minierën e kromit të Bulqizës ACR, dhe 150 mijë lekë drejtori dhe shefi i ajrimit pranë kësaj kompanie.

Reparti i Inspektim Shpëtimit në Miniera deklaroi sot se shpërthimi në minierë ka ardhur si pasojë e sasisë përtej normales së lejuar të hidrogjenit në brëndësi të minierës.

Shpërthim i cili u shkaktua nga një shkëndijë zjarri. Këto masa u morën menjëherë pasi RIMSH mundi të kryente inspektime në vendin e ngjarjes. Më parë inspektimet ishin të pamundura, pasi sasia e hidrogjenit vazhdonte të ishte në norma të larta. Në këtë tragjedi humbi jetën njëri prej punëtorëve të minierës dhe shumë të tjerë u plagosen.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Bulqizë, RIMSH inspektim minierës
  2. Bulqizë, shpërthen gazi në minierë, 1 i vdekur 8 të plagosur
  3. Bulqizë, prokuroria nis hetimet për zbardhjen e tragjedisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›