Mbeshtetja per dialogun, BE e SHBA kerkojne nje zgjidhje
Nderkombetaret mbeshteten njezeri dhe inkurajuan dy dite me pare me shpresen per gjetjen e nje zgjidhjeje per situaten e renduar politike, takimin mes Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit te PS-se, Edi Rama. Pervec krereve te grupeve te medha politike ne Parlamentin Evropian, takimi u inkurajua edhe nga eurodeputete te ndryshem, Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe diplomate, per te gjetur nje zgjidhje te menjehershme mbi situaten aktuale politike ne vend, ku opozita nuk pranon te jete pjese e Kuvendit, ne rast se nuk realizohet transparenca e votes.