Brukseli: Me reformën zgjedhore, Shqipëria plotësoi prioritetin kryesor
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, ka reaguar menjëherë pas votës parlamentare për reformën zgjedhore, duke e klasifikuar ligjin e ri si përmbushje të prioritetit kryesor në rrugën për marrjen e statusit të kandidatit. Ai ka inkurajuar përfundimin e reformave të mbetura brenda 6 gushtit, si mënyra më e mirë për të përshpejtuar ritmet e integrimit
“Miratimi i Kodit Elektoral është përmbushje e prioritetit kryesor për integrimin në Bashkimin Evropian”.
Kjo ishte deklarata e Komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fule. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Fule thotë se kjo reformë është i domosdoshëm që zgjedhjet parlamentare të 2013 të jenë funksionale. “Arritja e kësaj marrëveshjes të rëndësishme përbën një hap përpara shumë të rëndësishme në plotësimin e marrëveshjes së nëntorit 2011, dhe përmbushjes së një prioriteti kyç të opinionit. Por reforma elektorale nuk është vetëm një prej prioriteteve kyçe të opinionit, ai është i domosdoshëm për funksionimin e zgjedhjeve parlamentare 2013”, shprehet Fule.
Ai i bën thirrje klasës politike që të vijojë me dialogun politik konstruktiv dhe bashkëpunimin për të përfunduar prioritetet kyçe që të arrihen rezultate deri në shtator.
“Ne i bëjmë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bazohen te ky zhvillim pozitiv e të vazhdojnë më tej dialogun politik konstruktiv dhe bashkëpunimin për të përfunduar punën mbi prioritete të tjera kyçe të opinionit e të arrihet rezultat në muajin shtator. Reformat në zbatimin e ligjit janë një faktor kyç në ecjen përpara drejt integrimit në BE. Në respekt të këtij votimi për reformën e sistemin të imuniteteve dhe Gjykatës së Lartë në përputhje me standardet evropiane, do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Kjo është thelbësore që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së këtë vit”, vijoi Fule.